“Societas Civilis”: Në Parlament zhvillohet debati varfër

Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Qendrore dhe Ballkanin (IELQB), duke filluar nga qershori i vitit 2014 deri në mars të vitit 2015 e përcjellin cilësinë e debatit në Kuvend. Monitorimi zhvillohet në kuadër të projektit “Kuvendi nën thjerrëz, përforcimi i debatit politik dhe të diskursit deliberativ” financiarisht i përkrahur nga Unioni Evropian.

Në seancat e monitoruara në nëntor është rritur prania e pjesëmarrësve të jashtëm në diskutimet. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e më tepër diskutimeve publike në kuadër të komisioneve, si dhe në seancën të dedikuar pyetjeve të deputetëve në të cilën pjesëmarrës ishin edhe më tepër përfaqësues të Qeverisë. Në mënyrë plotësuese, gjatë muajit nëntor u mbajtën më pak seanca të rregullta plenare se sa në muajt paraprak.

Pjesëmarrja e deputeteve femra është diçka më e vogël krahasuar me periudhat paraprakisht të monitoruara tetor dhe 25 gusht/ 30 shtator, por prapëseprapë më e madhe se sa në periudhën e parë të monitoruar 19 qershor/1 gusht. Pjesa më e madhe e përgjigjeve dhe një pjesë në mënyrë të konsiderueshme më e madhe e replikave shkon te deputetët burra.

Deputetët opozitar e zvogëluan pjesëmarrjen krahasuar me dy periudhat paraprakisht të monitoruara (tetor dhe 25 gusht/ 30 shtator) dhe u barazuan me pjesëmarrjen në periudhën e parë të monitoruar (19 qershor/1 gusht).

Në nëntor sërish në mënyrë të butë u zvogëlua shkalla e argumentimit të fjalimeve me dy dhe më tepër argumente dhe arriti nivel më të lartë nga fillimi i monitorimit. Nga ana tjetër, sërish u rrit përqindja e fjalimeve me një argument i cili, ndërkaq, arriti nivel më të lartë që nga fillimi i monitorimit. Tema të cilat më shumë e tërhoqën vëmendjen dhe për të cilat më shumë u diskutua në nëntor ishin pyetjet e deputetëve, Ligji për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social dhe përcaktimi i agjendës së aktiviteteve të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive.

Lajme të ngjashme

Back to top button