Henry i befasuar me FIFA-n për Muller

Ish-yll i Arsenalit, Thierry Henry assesi nuk mund ta kuptoj se si Thomas Muller ka qenë i anashkaluar për Topin e Artë.

Sulmuesi gjerman ka qenë pjesë e 23-shes më të mirë, megjithatë në tre më të mirët nuk është futur.

”Unë nuk e kuptoj pse Thomas Muller nuk është atje[në treshen më të mirë]. Messi dhe Ronaldo janë të jashtëzakonshëm. Çfarë bëjnë ata nuk është njerëzore. Neuer meriton të jetë atje, gjithashtu. Por pse nuk mendojmë për Thomas Muller?”

”Ai ka shënuar deri tani 13 deri 14 gola, por pse ai nuk është atje. Plus që ai ka fituar Kupën e Botës. Pse nuk është aty?” u shpreh Henry.

Lajme të ngjashme

Back to top button