Protesta kundër të huajve dhe Islamit në Gjermani

Në Gjermani, gjatë orëve të mbrëmjes të së hënës mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar kundra Islamit dhe të huajve që punojnë në këtë shtet, ndërkohë është organizuar një protestë kundër Lëvizjes PEGIDA si dhe janë hedhur slogane kundër radikalëve të djathtë, raporton Anadolu Agnecy (AA).

Anti protestat u organizuan në sheshin Schlossplatz aty ky dhe radikalët e djathtë patën organizuar protesta kundër të huajve dhe Islamit. “Në kulturën tonë personi që ke pranë duhet” dhe “Jemi kundër fashizmit dhe racizmit” ishin pankartat që mbanin në duar mijëra persona të cilët ishin në rrugë për të protestuar kundër mbështetësve të PEGIDA-s.

Nga ana tjetër edhe në Münih ishin mbledhur rreth 12 mijë persona të cilët protestonin kundër Lëvizjes PEGIDA. Ndërkohë Lëvizja PEGIDA ka vendosur që çdo javë, të hënën të jetë në protesta. Në protestat e organizuara nga PEGIDA këtë javë u vu re numri më i lartë i pjesëmarrësve të cilët arritën në 17 mijë.

PEGIDA proteston kundër refugjatëve në Gjermani dhe pranisë së Islamit. Mbështetësit e PEGIDA-s janë ultra të djathtët, neo- nazistët si dhe anëtarë të disa partive si Partia Nacionaliste Demokrate.

Siç dihet policia gjermane ka marrë masa të rrepta sigurie për të parandaluar çdo lloj konfrontimi mes grupeve apo ndonjë veprimi të jashtëligjshëm të mundshëm nga anëtarët e PEGIDA-s.

Ndërkohë ish – kancelari gjerman Gerhard Schröder në një deklaratë për një revistë ka thënë se është e nevojshme që këta lloj njerëzish të kundërshtohen në mënyrë modeste për veprimet e tyre./AA/

Lajme të ngjashme

Back to top button