Ahmeti: Zgjidhja e emrit kërkon angazhimin e miqve ndërkombëtarë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kuvendi zgjedhor në Dibër, kërkoi angazhimin më të madh të faktorit ndërkombëtarë për zgjidhjen e çështjes së emrit që do të mundësonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kjo sipas tij di të garantonte të ardhmen dhe e marrëdhënieve ndëretnike.

Kreu i BDI-së tha se ky proces dhe zgjidhja e emrit kërkojnë angazhim të plotë ndërkombëtare, sepse siç u shpreh ai, pa miq ky problem nuk mund të zgjidhet. Ahmeti siguroi se BDI po ndërmerr aktivitete të shumta për kapërcimin e këtyre problemeve. Në kuvendin zgjedhor të Degës së BDI-së në Dibër, për kryetar u zgjodh Ruzhdi Lata, kryetar aktual i Komunës së Dibrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button