Zhernovski: Do të jem pjesë e frontit kundër qeverisë Gruevski
Për liderin aktual të Partisë Liberal Demokrate Andrej Zhernovkin, përkushtimi në frontin për ta rrëzuar qeverinë Gruevski është më e rëndësishme se gara për lider e kësaj partie.
“ Për të mos pasur asnjë dilemë dua të qartësoj se ajo pse nuk do të kandidoj për kryetar të PLD, në asnjë rast nuk d.m.th se do të pasivizohem prej politikës partiake. Përkundrazi, qëndroj i përkushtuar ndaj qytetarëve, do të jam pjesë e frontit i cili me të gjitha forcat do të luftojë për ndryshimin e regjimit të Gruevskit. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe tërësisht jam i përgatitur që ti përgjigjem të gjitha sfidave për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Zhernovski.