Fushatë për promovimin e të drejtave të konsumatorëve

Në organizim të Këshillit për mbrojtje të konsumatorëve të Qytetit të Shkupit në bashkëpunim me organizatën e konsumatorëve të Maqedonisë sot zyrtarisht do të fillojë fushata për promovimin e të drejtave të konsumatorëve.

Në promovim do të ndahen fletushka edukative për konsumatorët nën moton “Të gjithë jemi konsumatorë”, të përpunuara nga Këshilli i konsumatorëve të Qytetit të Shkupit dhe Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë OKM.

Siç është paralajmëruar, në promovim do të mbajë fjalim kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit Irena Misheva, si dhe kryetarët e Këshillit për mbrojtje të konsumatorëve të qytetit të Shkupit Marjan Dodevski dhe e OKM­së Marijana Lonçar­ Velkova.

Lajme të ngjashme

Back to top button