Studentët nuk përkulen para dëshirave të pushtetit

Edhe pse pritet që ndryshimet e fundit të ligjeve të miratohen në fillim të Vitit të Ri, siç është bërë zakon pa debat publik, ne do të vazhdojmë ti mbrojmë qëndrimet tona se provimi shtetërorë është i panevojshëm, thonë nga Plenumi Studentor. Qeveria mund të sjellë ligje në Kuvend por çfarë legjitimiteti do të kenë ato ligje kur populli nuk i pranon, deklaroi Vlladimir Dellov nga Plenumi Studentor.

“Votimin e ligjit e presim për Vitin e ri, të njëjtin do ta marrim si dhuratë për festa. Zëri i popullit duhet të jetë kufiri i vetëdshirave”, thotë Dellov për REL.

Gjatë periudhës së fundit opinion publik ishte dëshmitarë i mospërfilljes së institucioneve ndaj studentëve sepse kishte disa debate të organizuara pa praninë e studentëve ndërsa protestën e fundit të studentëve qeveria e karakterizon si politike.

Për shkak të kësaj shtrohet pyetja a e humbin studentët betejën parakohe kundër propozimit të qeverisë.

Sipas ekspertëve të arsimit do të ndikojnë në pavarësinë e universiteteve. Ata thonë se ky është një ndryshim i madh me të cilin humbet identiteti i Universitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button