Provimi shtetërorë problemin e zgjidh vetëm sipërfaqësisht

86 përqind nga 1052 të anketuar vlerësojnë se vendosja e provimit shtetëror në arsimin e lartë do ta zgjidh problemin vetëm sipërfaqësisht, tregojnë të dhënat nga anketa që është realizuar nga internet portali Fakulteti.mk.

“Nuk do të zgjidhet kaosi që veç më është bërë në arsimin e lartë. Me këtë do të ketë harxhime shtesë ndërsa si zakonisht të privilegjuarit do të japin provimin pa i parë askush edhe atë me sukses të lartë. Në këtë mënyrë funksionon edhe vendosja e provimit për administratorët”, theksuan të anketuarit.

Sipas rezultateve të anketës shumica e të anketuarve janë shprehur kundër vendosjes së provimit shtetëror në fakultete.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button