Abidal i jep fund futbollit aktiv

Mbrojtësi i Olympiakos, Eric Abidal, ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë. Legjenda franceze ka mbajtur një konferencë për media për të publikuar vendimin rreth pensionimit nga futbolli aktiv.

“Është një moment shumë i rëndësishëm në karrierë time. Sot, unë e kam marrë vendimin zyrtar për t’i dhënë fund karrierës sime profesionale. Kjo është vetëm për arsyeve personale”, deklaroi ai.

“Unë kam luajtur gjithmonë në nivel të mirë. Unë falënderoj presidentin për mbështetjen. Unë jam krenar që kam veshur fanellën e Olympiacosit gjatë kohës sime këtu dhe unë gjithmonë do t’i mbështes”, ka theksuar ai.

Abidal ka falënderuar trajnerët me të cilët ka punuar dhe stafin mjekësor që e ndihmuan ta mposhtë kancerin. Ish lojtari i Monacos ka ofertë nga Barcelona për ty rikthyer në klub në një pozitë në Akademinë e klubit.

“Unë kam një ofertë nga Barcelona. Por unë do të marrë një vendim më vonë. Unë së pari dua të pushoi dhe të shpenzojnë kohë me familjen time”, ka përfunduar 35 vjeçari.

Lajme të ngjashme

Back to top button