Mazhoranca PS-LSI rikonfirmojnë shumicën e cilësuar me 84 vota

Mazhoranca qeverësisë rikonfirmoi në seancën e ditës së djeshme 84 votat e domosdoshme që i nevojiten për të miratuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Në senacën plenare të ditës së djeshme e cila është edhe e parafundit për këtë sesion parlamentar, mazhoranca PS-LSI tregoj pushtetin e fituar me 23 qershor, e cila i jep mundësinë e aprovimit dhe miratimit të ligjeve edhe pa praninë e opozitës në Parlament.

Ndërkohë, kujtojmë këtu edhe thirrjen që kryeminstri Rama bëri në mbledhjen e grupit parlamentar në fillim të javës, ku iu kërkoi të gjithë deputetëve socialist që të braktisin pushimet nëse ato i kishin planifikuar dhe të ishin të pranishëm në Kuvend për të votuar ligjet me 84 vota. Kështu gjatë senacës së ditës së djeshme përpara se të fillonte votimi, kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste , Gramoz Ruçi së bashku nënkryetarin Taulant Balla, janë marrë me plotësimin e të gjithë numrave në sallë.

Lajme të ngjashme

Back to top button