I dogji drogën, lazaratasit kanosin me jetë policin e FNSH së Fierit

Megjithëse forca të shumta policore vijojnë të qëdrojnë në brendësi të fshatit Lazarat, për të parandalur kultivimin e drogës dhe moslejuar riorganizimin e grupeve kriminale që veprojnë në këtë fshat,sërisht eksponentë kriminale që ende nuk janë vënë në pranga, vijojnë të shfaqen mjaft rrezikshëm në këtë zonë.

Nga numra të paidentifikuar, ata kërcënojnë me jetën e tyre dhe të familjarëve, efektivët e FNSH që janë përqëndruar prej kohësh në Gjirokastër.

Njëri nga efektivët e FNSH së Fierit që është kërcënuar me jetë quhet Bashkim Meçaj, aktualisht me detyrë në repartin e FNSH në Fier. Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon disa dokumenta, që tregojnë se tashmë prokuroria e Tiranës dhe policia kanë nisur hetimet lidhur me këtë kërcënim me jetë. Nga dokumentacioni dhe mesazhet që personi kërcënues ka dërguar në numrin personal të efektivit Bashkim Meçaj, rezulton se kërcënimi lidhet me ndërhyrjen e policisë në Lazarat, operacion në të cilin ka qënë dhe efektivi Bashkim Meçaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button