Pas 70 viteve u korrigjua një nga padrejtësitë më të mëdha në botë

Djaloshit 14-vjeçar nga Karolina e Jugut ka dal jofajtor të enjten, por fatkeqësisht u ekzekutua 70 vite më parë.

Gjykimi i gjyqtarit, Carmen Mullen, është quajtur një padrejtësi e madhe, transmeton Telegrafi.

Në vitin 1944, George Stinney u dënua me vdekje dhe u ekzekutua vetëm tre muaj më vonë. Ai u dënua për vrasjen e dy vajzave të moshës shtatë dhe 11-vjeçare.

Pasi vajzat u gjetën të rrahura për vdekje, policia arrestoi Georgen, sepse një ditë para vrasjes ishte parë në shoqërinë e vajzave, transmeton Telegrafi.

Adoleshenti ishte marrë nga prindërit e tyre nga policia, ndërsa u morr në pyetje pa praninë e avokatit.

Ai ishte dhe mbeti personi më i ri në historinë amerikane që është dënuar me dënimin me vdekje në njëqind vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button