Ahmeti: BDI luftohet nga të gjitha anët

“BDI luftohet nga të gjitha anët dhe këtë nuk e them që ju të jeni më të mobilizuar dhe nuk e them  që të çoj porosi te të gjithë kundërshtarët tanë politik po mos harrojmë se kemi edhe armiq politik, për dikë  jemi pengesë e ekzistencës dhe mbijetesës së BDI-së që për 13 vite radhazi nuk kanë heshtur as heshtat as mekanizmat dhe kanë vënë në lëvizje çdo mekanizëm për të shuar BDI…Unë shfrytëzoj rastin nga ky kuvend t’i porosis të gjithë ata që për 12-13 vite me radhë kanë punuar për të vrarë BDI-në, nuk mund ta bëjnë”, deklaroi Ali ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të garojnë me projekte dhe në mënyrë transparente. Dy komunitetet më të mëdha pavarësisht të kaluarës së hidhur duhet të punojnë bashkërisht që ajo të mos përsëritet. Partnerët e koalicionit qeverisës zgjidhen nga votuesit e jo nga partitë politike, ka thënë Ahmeti. Ai ka ftuar edhe komunitetet tjera të ngritin zërin dhe të mos veprojnë si hiena. Krye i BDI-së ka ripërsëritur qëndrimin se alternativë e vetme dhe garanci e vetme për paqe dhe stabilitet është anëtarësimi në strukturat euroatlantike. Ndryshe kryetari i degës së BDI-së në Gostivarit  është rizgjedhur, Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button