Qeveria nuk lëshon pe, nga viti 2015-ta honorarët do paguajnë kontributet

Prej 1 janari 2015 të gjithë ata që kanë të ardhura në bazë të kontratave në vepër ose kontratave autoriale gjegjësisht honorarë, përveç tatimit personal prej 10% nga shuma e përgjithshme do të paguajnë edhe kontribute për sigurim pensional dhe shëndetësor.

Ky është vendimi përfundimtar i qeverisë të cilën e bëri të ditur Ministri i Punës dhe Politikës Sociale,Dime Spasov gjatë takimit me organizatat e sindikalistëve.

Sipas tij së bashku me tatimin personal çdo punëtor nga honorari i tij duhet të paguajë 35% nga shuma e përgjithshme e të ardhurave.

Kontribute do të paguajnë të gjithë ata që fitojnë më shumë se rroga minimale, gjegjësisht mbi 9.500 denarë.

Sipas qeverisë me këtë ligj mbrohen të drejtat e punëtorëve me çka punëtori në pleqëri do të mer pension.

Ndryshe, shumë shoqata dhe sindikata të hënën e javës së ardhshme do të bashkojnë forcat për t’i thënë jo idesë së pushtetit për të paguar kontribute sociale në shumë prej 35% për të ardhurat shtesë, që mund të sigurohen me kontratat në vepër ose me kontratat autoriale.

Lajme të ngjashme

Back to top button