Bie edhe një tjetër mur, shkrihen akujt mes SHBA dhe Kubës

Presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar dje një rishikim te plote te politikes amerikane ne drejtim te ishullit fqinj, Kubes. “Historia e marrëdhënieve tona është e komplikuar, por sot ne fillojmë një kapitull te ri”, deklaroi presidenti amerikan Barcka Obama, përmes një fjalimi qe me shume gjasa do te hyje ne histori.

Paralelisht me te ka qene edhe presidenti kubanes, Raul Castro, i cili po përmes një fjalimi është shprehur i gatshëm për rivendosjen e marrëdhënieve normale diplomatike mes dy vendeve.
Akti i pare konkret qe shënoi këtë zhvillim te ri te marrëdhënieve mes dy vendeve ishte lirimi i pengut amerikan Alan Gross nga një burg kubanes ku mbahej prej pese vitesh. Ai ishte arrestuar atëherë si ish punonjës i Usaid ndërkohë qe ishte duke shpërndarë materiale elektronike për një komunitet hebraik ne Havane me qellim krijimin e një rrjeti informatik alternativ.
Nga ana e tyre, këtij veprimi te kubanezëve, SHBA i janë përgjigjur duke liruar edhe ata pese agjente kubanezë te njohur ndryshe edhe “Miami Five”.
Për momentin normalizimi i marrëdhënieve do te limitohet ne rivendosjen e lidhjeve diplomatike dhe hapjen e ambasadave ne vendet respektive, por mendohet se këto do te pasohen se afërmi edhe me heqjen e embargos ekonomike amerikane mbi ishullin si dhe zgjerimin e marrëdhënieve edhe ne plane te tjera, përfshi luftën kundër terroristeve, heqjen e Kubes nga lista e vendeve terroriste, marrëveshje për lehtësimin e komunikimit ne fushën e telekomunikacionit. Vete Obama është zotuar se do te punoje me Kongresin për te hequr embargon.
Nga ana e tij presidenti kubanez është shprehur se vendimi i presidentit Obama për te përmirësuar marrëdhëniet me Kuben “meriton mirënjohjen dhe respektin e popullit tone”. Ndërkohë, ai ka falënderuar edhe papa Franceskon dhe Kanadanë për rolin e tyre ne tratativat qe çuan me pas ne rigjallërimin e marrëdhënieve mes dy qeverive. “Duhet te mësojmë te jetojmë se bashku ne një bote civile, pavarësisht diferencave tona”, ka mbyllur fjalimin e tij presidenti kubanez Raul Castro.

Lajme të ngjashme

Back to top button