Shkarkimi i zv/ministres, Rama: Për energjinë nuk justifikohet as 1 lek

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit Diana Bejko, pasi rezultonte debitore ndaj OSHEE-së.

Rama ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se për mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd.

“E falënderoj Znj.Bejko për kontributin si zv.ministre por në mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek!”, ka shkruar Rama.

Ai kërkoi shkarkimin e Bejkos si zëvendësministre e Mjedisit, pasi figuronte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë.

Shuma e debisë flitet se është modeste, por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj të menjëhershëm nga qeveria. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button