LSDM: BE me kritika ndaj qeverisë Gruevski

Konkludimet e Këshillit të BE-së sollën lajmë të mira për të gjitha shtetet e rajonit përveç Maqedonisë, shtet i vetëm për të cilin Këshilli i Evropës nuk ka fjalë pozitive, thonë nga LSDM.

“Për Malin e Zi është konstatuar përmirësim i pavarësisë dhe efikasitetit të gjykatave dhe është vërejtur përparim në luftën kundër korrupsionit. Serbia ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Për Shqipërinë, është vërejtur sukses në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe reformave në gjykatë. Edhe Kosova dhe Bosnja sipas Këshillit të Evropës kanë arritur progres. Për Maqedoninë Këshilli kishte paralajmërime serioze për ngadalësimin e reformave në shumë fusha ndërsa kishte edhe shumë kritika”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button