Shkup, nga e premtja ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

Nga 19 dhjetori fillon regjim i përkohshëm i qarkullimit i ndalesës për lëvizje të automjeteve transportuese në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa është me karakter të përkohshëm dhe do të realizohet deri më 31 mars të vitit 2015, gjatë ditës edhe atë nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Regjimi i përkohshëm, siç thuhet në kumtesën nga Qyteti i Shkupit, vendoset si masë për ballafaqim me ndotjen e rritur të ajrit në rajonin e qytetit.
Nga qyteti apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit të cilët drejtojnë automjete të rënda transportuese t’u përmbahen sinjalizimit të vendosur në komunikacion.

Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në matjen e fundit në Shkup tregojnë koncentracione të larta të grimcave PM10 në ajër.

Lajme të ngjashme

Back to top button