Apeli i përsëritur i KE për Shqipërinë: S’ka hapje të negociatave pa dialogun pozitë-opozitë

Kur në Tiranë duket se palët janë ende larg një marreveshje Komisioni Europain drejton një apel të qartë paralajmëruar se nuk do të ketë hapje negociatash nëse nuk përmbushen kriteret. Dhe një ndër kriteret kryesore të Ministrave për Çështjet Europiane dhe Ministrat e Punëve të Jashtme tê BE-së është dialogu kostruktiv dhe I qëndrueshëm midis opozitës dhe mazhornacës pa të cilin Shqipëria nuk mund të bëjë hapa drejt anëtarësimit në BE

Dialogu kostruktiv midis qeverisë dhe opozitës në realizimin e reformave vlerësohet si një nga kushtet bazë të BE-së për të ecur para me procesin e hapjes së negociatave. Ka qënë ky konkluzioni në të cilin kanë arritur për Shqipërinë Ministrat për Çështjet Europiane dhe Ministrat e Punëve të Jashtme tê BE-së.
Në konfrencën për mediat, ministri italian për Çështjet e Bashkimit Europian Sandro Gozi u shpreh se nevojitete një bashkëpunim i ngushtë midis palëve.
“Une nuk mund të premtoj dhurata për krishtlindje, pervecse per familjen time dhe fëmijët e mi. Por jam i sigurtë në një gjë, që palët duhet të bashkëpunojnë ngushtë për reformat dhe prioritetet kyce të kërkuara nga Bashkimi Europian, me qëllim hapjen e negociatave dhe më pas anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ne inkurajojmë palët në Shqipëri të bashkëpunojnë për të arritur kriteret e kërkuara , të cilat do të jene edhe gjykimi paraprak për progresin e shënuar nga shqipëria.”
Apeli i ministri italian për Çështjet e Bashkimit Europian, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtar ka shtuar përpjekjet për të bërë të mundur që palët Opozita dhe Mazhornaca të rrijnë në një marrëveshje që do ta kënaqte dhe opozitën për tu kthyer në Kuvend.
Sipas Ministrave për Çështjet Europiane dhe Ministrat e Punëve të Jashtme tê BE-së Shqipëria duhet të përmbushë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim në bashkiminin europian.
Duke vlerësuar hapat progresivë të Shqipërisë, këshilli nënvizon në veçanti reformën në administratën publike, me synim rritjen e profesionalizmit dhe depolitizimit të saj. Gjithashtu në konkluzionet e Këshillit Europian thuhet se vendi ynë duhet të ndjekë një reformë gjithëpërfshirësetë gjyqësorit për të përforcuar pavarësinë , efikasitetin dhe llogaridhënien përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në konsultim të ngushtë me Komisionin e Venecias, të intensifikojë përpjekjet e saj kundër korrupsionit dhe të marrë hapa të përcaktuar qartë më tej në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe forcimi I mbrojtjes së të drejtave të njeriut
Në mënyrë urgjente, këshilli i bën thirrje Shqipërisë për të diksutuar mangësitë e identifikuara në lidhje me lirinë e shprehjes dhe mediave, veçanërisht për të forcuar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe të transmetuesit të shërbimit publik./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button