Ymeri: Mjerë Kosova për këtë qeveri

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se qeveria e re e krijuar nga koalicioni PDK-LDK nuk është nisur për të sjellë ndryshime.

Ymeri tha se kjo qeveri ka synim të vazhdojë politikat e njëjta, si ata që ndiqte Hashim Thaçi.

“Qeveria e sapo krijuar nuk është nisur për të qenë e ndryshme dhe për të sjellë ndryshim. Kjo qeveri ka synim vazhdimin dhe legjitimimin e së njëjtës. Ndryshimi në Kosovë nuk vjen në bashkëpunim me PDK-në dhe SHIK-un, të cilat e kanë kapur shtetin në mënyrën informale dhe po e përdorin shtetin për të formalizuar këtë kapje”, tha Ymeri për “Epoka e Re”.

Visar Ymeri theksoi se VV-ja kurrë nuk do ta pranojë Gjykatën Speciale, pasi ajo është e padrejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button