Pesë aksidente për 24 orë në rajonin e Shkupit

Gjatë ditës së kaluar  në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë e gjithsej pesë aksidenteve të trafikut, të cilat janë me pasoja të dëmeve materiale.

Sipas evidencës së policisë së trafikut, ka ndodhur edhe një aksident me dëm të vogël material, në të cilën është mbushur raport evropian për aksidentin e ndodhur.

Gjatë ditës së djeshme, nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Prej tyre, 10 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se 90 kilometra në orë në vend të banuar, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, 19 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular gjatë vozitjes dhe 41 këmbësorë, të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në vendin e caktuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë këtyre dy ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 54 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button