Ish ambasadori evropian Fuere godet fuqishëm ndaj regjimit të Gruevskit

Ish ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka komentuar marshin e studentëve, i cili javën që kaloi mbushi rrugët e Shkupit.

Më 10 dhjetor mijëra studentë sfiduan Qeverinë e kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe dolën në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, shkruan Fuere në opinionin e tij , transmeton Portalb.

“Pavarësisht kërcënimit, frikësimit dhe një fushate të udhëhequr nga mediat të cilat përkrahnin qeverinë për të shtypur të rinjtë, studentët marshuan në ndërtesat qeveritare dhe kërkuan që qeveria të tërheqë planin e saj për të futur një provim të imponuar shtetërorë para diplomimit. Për një periudhë kohe gjatë marshit, qasja në internet ishte bllokuar, duke e ndalur përdorimin e mediave sociale nga ana e studentëve. Kjo përpjekje për të krijuar bllokim dhe frikësimit mund të ndodh në Bjellorusi dhe Rusi por jo edhe në një vend që është kandidat për BE”, shkruan Fouere.

Ai thotë se gjithashtu edhe vetë kryeministri iu bashkua përpjekjeve për të diskredituar  studentët duke sugjeruar se protestat janë nxitur nga partia opozitare LSDM dhe ‘Fondacioni Soros’.

“Kjo e fundit ka qenë një përkufizim i përdorur nga partia qeverisëse për të treguar “armiq të shtetit” dhe “majtistë të neveritshëm ‘. Kryeministri vazhdoi të mbrojë planin e qeverisë duke nënvizuar se ishte e nevojshme me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit.Megjithatë, është vetë qeveria që ka ulur standardet nëpërmjet krijimit të pseudo fakulteteve universitare në disa qytete në mënyrë që të duket kinse po e bëjnë për të sjellë arsimin më afër qytetarëve. Megjithatë motivi ishte politik kjo duket qartë, sa që nuk ka pasur as planifikim të duhur apo konsultim me sistemin e themeluar universitar”, shkruan ish ambasadori i BE-së në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button