Facebook me para?! E vërteta është se…

Një artikull satirik që qarkullon në internet, duke pretenduar se Facebook do të bëhet me pagesë për anëtarët e saj, nga 1 nëntori u bë lajm shumë i lexuar, duke shtyrë shumë njerëz të besojnë.

Ky lajm i rrejshëm ishte postuar në National Report, i cili është i njohur edhe për botimin e artikujve të rreme me titujt sensacionale.

Raporti i rremë thotë: “Në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, Facebook prezantoi planin e tyre të ri mujor. Me fillim të 1 nëntorit të këtij viti, gjiganti i medias sociale do të fillojë të paguan anëtarët e saj me 2,99 $ / në muaj për të përdorur shërbimet të cilat përdoruesit aktualisht gëzojnë falas”.

Në artikullin u shkrua edhe një thënie të rreme nga kryesuesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

“Ne kemi menduar gjatë në lidhje me këtë vendim, por në fund të ditës, nuk kishim tjetër zgjidhje, përveç se të shtojmë këtë tarifë mujore,” deklaroi Zuckerberg për gazetarët.

“Nëse ne nuk bëjmë diçka për shpenzimet tona të rritura, Facebook do të mund të përballet me një barrë të rëndë financiare”.

Shumë media, përdorues në Facebook dhe Twitter kuptuan si të vërtetë shakanë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button