Neziri ndau çmimet për sipërmarrësit më të suksesshëm

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot morri pjesë në Manifestimin tradicional vjetor për përzgjedhjen e “Sipërmarrësit të Vitit 2014”, në të cilin sipërmarrësit më të suksesshëm në kategorinë e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në vend, morrën mirënjohje, ndërsa Ministri Neziri ndau çmimin special, në të holla për “Kompaninë më inovative në aspektin teknologjik”.

Kompania më inovative nga aspekti teknologjik u shpall kompania AC DC, të cilës minisitri Neziri i ndau vauçer në vlerë prej 120 mijë denarë. Zgjedhja e kompanisë më inovative nga aspekti teknologjik është bërë nga lista e kompanive të selektuara nga Regjistri Qendror i Maqedonisë, në bazë të kritereve të përcaktuara më parë dhe të pyetësorëve posaçërisht të përgatitur, të cilëve iu janë përgjigjur kompanitë e selektuara.

‘Fillimi i biznesit, zhvillimi i tij dhe gjithsesi zgjerimi i tij, hapja e vendeve të reja të punës dhe investimi, veçanërisht në kushte të vështirësuara të afarizmit, me të vërtetë është e vlefshme për respekt dhe mirënjohje. Prandaj edhe po përmend se të gjithë ata të cilët në kushtet e sotme udhëheqin biznes meritojnë urime’ tha Ministri Neziri, duke shtuar se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë rol të rëndësishëm në gjenerimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

‘Pikërisht për këtë arsye edhe në Strategjinë e BE-së për zhvillim “Evropa 2020” si iniciativë e veçantë theksohet përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të sipërmarrësisë, si përgjigje globalizimit dhe krizës ekonomike’, tha ministri Neziri para të pranishmëve.

Në pjesën e çmimeve, për edicionin e tetë me rradhë të “Sipërmarrësit të Vitit 2014” në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla çmimi i parë shkoi kompaninë “XENOS”, i dyti për Sejdi Shahsivarin dhe kompaninë “Urban plan construction” nga Tetova, ndërsa çmimin e parë në kategorinë e ndërmarrjeve mikro e morri kompania Gjorge-komerc nga Kumanova, dhe çmimin e dytë kompania “Atlantik” nga Shkupi.

Sipërmarrësit fitues morën statuja të arta dhe vauçer në vlerë prej 50,000 për vendet e para dhe 25.000 denarë për vendet e dyta.

Organizatorët të manifestimit “Sipërmarrësi i Vitit 2014” janë Ministria e Ekonomisë së bashku me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperënimore, Fondacionin Zhvillimor të ndërmarrjeve dhe Qendrën Nacionale për Zhvillim të inovacioneve dhe të mësimit sipërmarrës, të cilët kanë bërë edhe zgjedhjen e sipërmarrësve më të suksesshëm në vitin 2014, në bazë të kritereve tani më të përcaktuara për suksesshmëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button