Qeveria me të gjitha mjetet u ndërpret rrugën iniciativave të qytetarëve

Në Maqedoni është rëndë që qytetarët të organizojnë referendum ose të propozojnë Ligj në parlament, sepse institucionet me të gjitha mjete u ndërpresin rrugën, deklaruan pjesëmarësit në debatëin “A ekzistojnë kushte për demokraci”, nën organizim të shoqërisë së hapur – “Maqedonia”.

Praktikia tregon se përpjekjet e qytetarëve për të marrë pjesë në vendime më së shpeshti ka rezultuar e pa sukseshmendrësa shteti nxjerrë bariera në rrugën e organizimit të referendumeve dhe në iniciativa të ndryshme të qytetarëve.

“Në 10 neënet e para të Kushtetutës, qytetari është bartës i suverenitetit dhe jo partitë. Partitë kidnapojnë suverenitetin e qytetarëve. Patjetër që të kthejmë politikën tek qytetarët”, tha Petrit Saracini.
Pjesëmarësit në tribinë konstatojnë se koha që u lihet qytetarëve që të mbledhin 150.000 nënshkrime për referendum nacional, nëse është tre muaj është shumë e shkurtër.
“Ligji për iniciativa të qytetarëve për mbajtjen e referendumeve dhe iniciativave tjera nga qytetarët është i keq dhe duhet të ndryshohet”, tha Xhelo Hoxhic.

Ndërsa Najcevska, tha se , nuk ka kushte elementare për veprimin e qytetarëve., për këtë duhet të bëhet fjalë. Sipas saj, referendumet tani për tani vetëm i japin legjitimitet qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button