Ahengu i Vitit të Ri, vetëm Mustafa Imeri këngëtar shqiptar

Sot në orën 18 do të ndriçohet bredhi i vitit të ri në qendër të Shkupit. Ahengu i vitit të ri do të mbahet në Sheshin Maqedonia konkretisht në hapësirën përballë Postës së Maqedonisë dhe Portës Triumfale për shkak të ndërtimeve që po kryhen në qendër të sheshit.

“Këtë vit ahengu i vitit të ri do të fillojë që nga 25 dhjetori me një park magjik të Vitit të ri ku do të organizohen aktivitete të ndryshme. Parku madhështor do të vendoset në “Zhena Park” dhe do të jetë i hapur çdo dit nga ora 11 deri në orën 21”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Më 28 dhjetor në orën 12 do të mbahet edhe gara e Babagjyshëve të Vitit të Ri. Për këtë shkak janë siguruar 500 kostume të Babagjyshëve.

Qyteti i Shkupit është sponsor kryesor i manifestimit për festat e fundviti ndërsa T-Mobile do të jetë sponsor i ahengut të vitit të ri me përfaqësuesit e estradës maqedonase. Nga yjet e estradës shqiptarë do të merr pjesë vetëm këngëtari Mustafa Imeri.

Lajme të ngjashme

Back to top button