Van Gaal mbetet i qetë

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, nuk dëshiron të krijojë eufori pas fitores së gjashtë rresht në Premierligë.

Holandezi deklaroi se skuadra e tij nuk e dominoi Liverpoolin në 90 minuta, andaj në sfidat e radhës ai dëshiron përmirësim nga lojtarët e tij.

‘Unë mendoj se ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja. Ne i kemi fituar gjashtë ndeshje rresht ҫka është një gjë fantastike, por ne duhet ta përmirësojmë stilin e lojës”, u shpreh Van Gaal.

“Ne mund ta dominonim lojën sot për 90 minuta, por nuk e bëmë një gjë të tillë. Ne dhamë shumë topa në pjesë e dytë. Duhet të përmirësohemi, por sigurisht se jemi shumë të lumtur me fitoren, pasi e dimë se si është të fitosh kundër Liverpoolit”, shtoi tutje holandezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button