Torresi përsëri vesh fanellën e kuqe

Fernando Torres është në rrugë të mirë për tu kthyer te skuadra ku u bë shumë i famshëm, Liverpool. Sulmuesi spanjoll thuhet se po bën gjithçka që të rikthehet te gjigandi anglez. Ka qenë gruaja e tij ajo që ka njoftuar të gjithë për dashurinë e madhe që ka Torres për Liverpoolin.

“Kur ai ka kohë të lirë dhe në atë kohë Liverpoolin ka ndeshje, unë nuk mund të dal me të sepse ai e dashuron ende Liverpoolin. Fernando në disa raste ka qajtur kur ka dëgjuar himnin e Liverpoolit. Ai është i dashuruar në këtë skuadër” ka thënë gruaja e tij për një kanal spanjoll.

Liverpooli thuhet se do ti ofroi kontratë dy vjeçare Torresit të cilin do ta marrë si lojtar të lirë nga Chelsea.

Lajme të ngjashme

Back to top button