Grindjet për “Luanin”, historianët maqedonas kundërshtojnë njëri tjetrin

Ne debatin e sotëm të historianëve maqedonas për stemën e re u prezantuan qëndrime dhe fakte historike me të cilët historianët maqedonas kundërshtojnë tezat e njëri tjetrit.

Një pjesë e tyre mbron tezën se luani është pjesë e trashëgimisë së popullit maqedonas që nga antikiteti e deri më sot, për pjesën tjetër të tyre stema e re është kopje e asaj bullgare dhe nuk ka asgjë maqedonase në të.

“Luani ka jetuar në territorin e Maqedonisë qysh në kohën antike këtë e vërtetojnë burimet historike, me paraqitjen e organizatës revolucionare maqedonase veçanërisht gjatë periudhës së Ilindenit pothuajse nuk ekziston flamur kryengritjeje në të cilën nuk gjendet në njërën anë  vajza që simbolizon Maqedoninë ndërsa në anën tjetër luani”, tha Millan Boshkovski, Instituti i Historisë Kombëtare.

“Stemën maqedonase mund ta hasim në dy versione  bazë. Luani i verdhë në sfond të kuq por akoma më shpesh luani i kuq në sfond të verdhë, por askund dhe asnjëherë nuk është zëvendësuar me luanin bullgar”, tha Vanço Georgiev, Instituti i Historisë.

Studiuesit e heraldikës nga ana tjetër u përpoqën t’i gjejnë dallimet siç thanë serioze mes stemës dhe logos së VMRO DPMNE-së.

“Fillimisht dallojnë ngjyrat, këtu kemi luan të kuq në sfond të artë, e dyta ky luan nuk ka kurorë ndërkohë që luani i VMRO DPMNE-së ka kurorë, dhe e treta, këtu kemi një bisht, ndërkohë që luani i VMRO DPMNE-së është i dyfishtë”, u shpreh Jovan Jovanovski, Shoqata e heraldikës maqedonase.

Por historiani Marjan Dimitrievski akuzoi kolegët e tij se artikulojnë qëndrimet e imponuara nga dikush tjetër dhe se stema e re nuk është maqedonase por bullgare.

“Qëndrimet e kolegëve të mi janë personale dhe me siguri janë përgatitur të flasin ashtu siç ju ka imponuar dikush.Kjo iniciativë e propozuar për stemën lë përshtypjen se luani do të jetë kopje e luanit bullgar apo ashtu siç vetë bullgarët thonë do të jetë një dialekt i luanit bullgar..Përse të përplasemi me shtetin fqinj që e ka eksportuar këtë simbol dhe gjatë historisë e ka promovuar si të sajën”, deklaroi Marjan Dimitrievski, Instituti i Historisë Kombëtare.

Nga ana tjetër edhe historianët shqiptarë kundërshtuan ashpër pretendimet që simboli i luanit ka të bëjë me shqiptarët. Madje historianët nga Shqipëria dhe Kosova në mënyrë kategorike theksuan se luani jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët por as maqedonasit,  pasi ai është karakteristikë e traditës bullgare.

Lajme të ngjashme

Back to top button