Zaev: LSDM-ja përgatit më shumë “bomba” politike

Kryetari i LSDM-së vazhdon të pohojë se ka dokumente dhe materiale me të cilat aq shumë do të rrezikohet kredibiliteti i qeverisë sa që Gruevski do të detyrohet të largohet nga pozita. Në tribunën e mbrëmshme partiake në Strumicë, Zoran Zaev deklaroi se ai dhe LSDM-ja përgatisin më shumë “bomba” politike.

“Kjo kur të fillojë, nuk do të ndalet. “Bomba” e parë do mjaftojë që ky pushtet të largohet, e dyta do të jetë më e fuqishme se e para, ndërsa për disa ditë do të ndodhë edhe “bomba” e tretë që është më e fuqishme se e dyta dhe për 3-4 ditë ndodhë e katërta që është më e fuqishme se e treta dhe nuk do të ndalemi deri sa e keqja të largohet”, deklaroi Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button