Fillon Liga e Dytë, derbi luhet në Çair

Për Ligën e dytë sivjet do të flasim shumë, pasi që do të jetë një ndër kampionatet më të nxehta që është zhvilluar ndonjë herë. 

Kjo nga fakti se garojnë shumë ekipe që kanë qenë anëtare të Ligës së Parë dhe se 7 ekipe largohen direkt nga liga, 3 prej tyre luajnë në balotazh dhe vetëm dy do të inkuadrohen direkt në Ligën e Parë. 

Në këtë ligë sivjet garojnë 5 ekipe shqiptare, ndërsa që në fillim kemi dhe dy derbi në mes ekipeve shqiptare. Në Stadiumin e Çairit në Shkup, Drita është mysafire e Shkupit, ndërsa Vrapçishti do të luajë kundër Rrufejës. 

Ekipi i Zajazit si debutuese në Ligën e Dytë, ndeshjen e parë do ta luajë kundër Borecit nga Velesi. / Portalb

Ja dhe të gjitha dyshet.
Vrapçishti – Rrufeja M.
Novaci – Tiverija
Maxhari – 11 Oktomvri
Sileksi – Miravci
Teteksi – Lokomotiva
Pobeda – Skopje
Shkupi – Drita
Boreci – Zajazi

Lajme të ngjashme

Back to top button