Plagoset rëndë një person në Saraj, Shkup

Sonte në fshatin Gërçec të Komunës Saraj në Shkup, pas një zënke verbale, 45 vjeçari S.S nga fshati Gërçec ka gjuajtur një plumb nga pistoleta e tij në drejtim të personit J.S një vit më të vjetër se ai.

Me këtë rast J.S është plagosur rëndë. 

Nga Sektori për punë të brendshme në Shkup kanë konfirmuar rastin dhe kanë ngritur padi penale kundër S.S për veprën tentim për vrasje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button