Van Gaal flet për derbin me Liverpoolin

Trajneri i Manchester United, Luis van Gaal, ka mbajtur konferencën e fundit për gazetarë, para ndeshjes derbi të Premierligës me Liverpoolin.
Manchesteri do të jetë nikoqir i Liverpoolit ditën e diel, ndërsa Van Gaal, pret një takim të vështirë me skuadrën e Brendan Rodgers.

“Jam njoftuar për rivalitetin që ekziston mes këtyre dy skuadrave. Unë ende mendoj se Liverpooli mund të arrij pozitën e katër, unë kam besim në atë skuadër, sepse kanë lojtarë fantastikë, por edhe ata kanë disa lëndime”, deklaroi Van Gaal.

Trajneri holandez në vazhdim të konferencës, konfirmoi mungesat e Angel Di Marias dhe Chris Smalling për këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button