Sheikët e Cityt, 400 milion për Messin

Manchester City është duke u përgatitur të bëjë transferimin më të shtrenjtë që ka ndodhur në futboll ndonjëherë.

Sipas MundoDeportivo, skuadra kampione e Premierligës, është duke shqyrtuar mundësinë t’i paraqes një ofertë të parefuzueshme Lionel Messit, anëtarit të Barcelonës.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 400 milionë euro, para këto që do të përfshiheshin në transferimin e argjentinasit, dhe pagën e tij për pesë vjet.

Pritet të shihet se sa ka të vërteta në këtë informacion të MundoDeportivo, por për një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona, është duke u spekuluar që disa javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button