Selena: E dashuroj Justin Bieber

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë ndarë kohë më parë, mirëpo Selena nuk e urren atë.

Në fakt në një intervistë për Radion NRJ, ajo tha se ende e dashuron atë.

“Unë definitivisht kam shumë respekt dhe dashuri për të”, ka thënë Gomez, transmeton Indeksonline.

Që kur ajo qau gjatë performancës së saj me këngën “ Tha heart wants what It wants” në American Music Awards (AMA), ne menduam se ajo ende ështe duke i ushqyer ca plagë nga marrëdhënia e tyre, por kjo tingëllon sikur ajo po bën një punë të mirë përballuese.

Pasi që Selena përfundoi këngën e saj, ajo tha se “ Ajo gjithmonë do të kujdeset thellësisht për të, dhe duket se edhe momentet që ai ka me vajzat e tjera nuk do ta ndryshojnë këtë gjë”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button