Fillon projekti për të ndihmuar fëmijët me probleme në shikim

Sot në orën 14:00, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), dhe Lions Club zyrtarisht do të fillojnë projektin për të ndihmuar fëmijët në Maqedoni me probleme në shikim.

Qëllimi i kësaj iniciative 30-mujore, të implementuar nga UEJL dhe bashkë-financuar nga USAID  dhe Lions Club Maqedoni (LCM) përmes Fondacionit Lions Club International (LCIF), është rritja e cilësisë dhe aksesit në shërbimet arsimore për fëmijët me probleme në shikim me një fokus të veçantë në shkrim e këndim, duke botuar tekste shkollore në teknikën Brejëll në gjuhët lokale dhe fushata për ekzaminim e syve të  fëmijëve të moshës parashkollore.

Christie Vilsack, Këshilltar i lartë i USAID-it për Arsim Ndërkombëtar, dhe presidenti LCIF Joe Preston të dy janë në Maqedoni për këtë ngjarje. Drejtori i Misionit të USAID-it Jim Stein, Guvernatori Qarkut LCM Dragi Filevski, Rektori i UEJL-së  Prof. Dr. Zamir Dika dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi do të ti prezantojnë pikëpamjet e tyre të shkurtra në lidhje me projektin. Koordinatori i projektit nga pala implentuese Shpëtim Latifi do të ofrojë një pasqyrë të shkurtër të qëllimeve të projektit. Rektori dhe Ministri i Arsimit do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për projektin.

Projekti fëmijët me probleme në shikim është një projekt 30 muajsh. USAID, Lions Club International, Lions Club Maqedoni, dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë lidhur partneritet për të ndihmuar fëmijët me probleme në shikim.  USAID dhe Lions Club International secili do të sigurojnë nga 250,000 $. Disa organizata të tjera do të përfshihen në punën e projektit, duke përfshirë, Ministrinë e Arsimit, Shoqatën e të Verbërve të Maqedonisë, dhe shkollën për fëmijët me vështirësi në shikimin “Dimitar Vllahov” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button