Druri i së ardhmes mbillet edhe në Maqedoni

Druri i veçantë nga Lindja e largët-Paulovnia, ka filluar të kultivohet edhe në Maqedoni. Druri rritet disa herë më shpejtë se drunjtë e tjerë duke arritur 20 metra brenda shtatë vitesh. Pas përhapjes në më shumë vende të Evropës dhe Ballkanit, ai ka vendosur rrënjët edhe në Shkup dhe qytetet e tjera të Maqedonisë, shkruan Koha.

Ekspertët kroat e konsiderojnë Paulovninë  pemë të së ardhmes për shkak të raportit shumë të favorshëm të investimit dhe efektivitetit të kultivimit të saj. Rritja e çmimeve të druve për ngrohje, shkon në favor të zgjerimit të mbjelljes së këtij druri, për shkak të asaj se ritet shumë të shpejt në krahasim me drunjtë e tjerë për ngrohje. Për rëndësinë e madhe të Paulovnisë në aspektin e energjetikës flet edhe fakti se pas vjeljes, ky dru rritet shtatë herë nga trungu që nuk është rasti me drunjtë e tjerë.

Pas shtatë vitesh të kultivimit, Paulovnia jep rendiment prej 1 metër kub ose 1000 dru të Paulovnisë japin 1000 metra dru. Vetëm pas tre vitesh nga tre pemë të saj fitohen 1 metër dru, me atë që ky dru mundëson që shtatë herë të shfrytëzohet apo të ketë shtatë cikle të përdorimit komercial.

Lajme të ngjashme

Back to top button