Do të dënohen mjekët që vonohen te “Termini im”

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë mosrespektimet e terminëve nga disa mjekë dhe pacientë. Sipas analizës së të dhënave nga sistemi “Termini im”, në muajin nëntor numri i pacientëve që nuk kanë ardhur e as nuk kanë anuluar terminët e tyre është zvogëluar për 42% në krahasim me muajin paraprak. Në muajin tetor rreth 45.000 pacientë nuk kanë ardhur në kontroll mjekësor, ndërsa në nëntor numri i tyre ka qenë 26.370. Nga ana tjetër, është vërejtur edhe reduktim i dukurisë ku mjekët vonoheshin në më shumë se 1 orë në kontrollin e parë të ditës që duhej të kryenin. Në muajin shtator ka pasur 162 raste të këtilla, në tetor 32, ndërsa në nëntor kemi 24 raste. Ka pasur edhe raste të tilla kur një specialist nga Kriva Pallanka është vonuar 15 herë më shumë se një orë në muajin shtator, por në muajt në vazhdim është vërejtur përmirësim i dukshëm. Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht rikujton për anulim me kohë të terminëve duke u lajmëruar në numrin e telefonit 15 444 apo nëpërmjet SMS porosive në numrin 144 194. 

Lajme të ngjashme

Back to top button