FSSHM, lehtësi të reja për pajisjen me kartela elektronike

“Me qëllim që t’u lehtësohet procedura për marrjen e kartelës shëndetësore elektronike të të siguruarve të moshuar, FSSHM angazhon të punësuarit  t’i vizitojnë ata persona dhe aty për aty i plotësojnë kërkesat për KSHE”, ka deklaruar drejtori  i FSSHM-së, Jovan Gërpovski, në një takim me mediat.

Ai tha se risi tjetër është lehtësimi  i procedurës për marrjen e kartelave shëndetësore elektronike të punësuarve në ndërmarrjet më të mëdha, përkatësisht ndërmarrjet të cilat kanë mbi 100 të punësuar.

Drejtori  i FSSHM-së, Jovan Gërpovski tha gjithashtu se nga sot në bashkëpunim me Agjencinë për punësim të Maqedonisë, personat me kompensim në të holla, KSHE-të e tyre do të mund t’i marrin në hapësirat e Agjencisë kur do të shkojnë të kryejnë regjistrimin tek ata.

“E vetmja gjë që duhet bërë është që  këta të siguruar të nënshkruajnë deklaratë se e kanë marrë KSHE-në për ata dhe për anëtarët e siguruar përmes tyre.. Për këtë kategori të të siguruarve të cilët nuk kanë aplikuar për KSHE në hapësirat e agjencisë do t’u ndahen formularët e nevojshëm për marrjen e KSHE-së dhe pasi që t’i kompletojnë dokumentet e nevojshme do të duhet t’i sjellin në shërbimet tona rajonale”, potencoi Gërpovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button