Honorarët, kokëçarje edhe për MASH-in

Prej kohësh, MASH dhe universitetet e vendit janë në negociata për çështjen e barrës së trefishuar financiare, që prej 1 janarit 2015 do të bie për të punësuarit me kontratë. Në USHT janë rreth 700 të tilla nga 1120 të punësuar gjithsej, shkruan Koha.

Prej të gjitha institucioneve arsimore në vend, USHT është “kampione” sa i takon honoraristëve si në numër, ashtu edhe në përqindje. Zyrtarisht është e konfirmuar se 60 për qind e të punësuarve në këtë institucion janë me kontratat në vepër dhe sipas Ligjit për arsim të lartë, pagesat e tyre nuk sigurohen nga buxheti i shtetit por nga buxheti vetanak i universiteteve publike e që sigurohet nga pagesat e studentëve. Për shkak të numrit të madh të punësuarve të kësaj kategorie, rreth 700 nga 1120 të punësuar gjithsej, jo rrallë herë janë shënuar vonesa në pagesat e honorarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button