Dëshironi një dasmë dimërore? Ja disa këshilla per ju

Të martohesh dimrit nuk është një ide e keqe. Kudo të rrethon një atmosferë e ngrohtë festive, nga e cila mund të përfitosh për ta bërë akoma dhe më të bukur ditën e dasmës.

◌ Oxhaku të krijon idenë e një ikonografie klasike të një evenimenti të ngrohtë që të mbështjell të tërin. Përveç përhapjes së aromave të këndshme e ndjellëse që çlirohen në ajër nga shkëndijat e myshkut, rrëshirës dhe halave të pishës, oxhaku e dërgon mendjen drejt kujtimeve të fjetura e të ëmbla.

◌ Pse të heqim dorë nga aroma dehëse e xhenxhefilit ose kanellës së përzierë me gjethe çaji? Një filxhan nga ky nektar i nxehtë do të vlerësohej shumë, veçanërisht në fund të darkës, kur mysafirët do të humbisnin mes bisedave. Një tavolinë e mbushur me një shumëllojshmëri çajrash dhe lugë të vogla prej sheqeri të kristalizuar, do të ndihmonin për të sjellë nga atmosfera e ngrohtë dhe miqësore, një ditë të paharrueshme.

◌ Mos harroni që fotografitë t’i bëni në borë, duke veshur diçka identifikuese, si p.sh. kapuçat e Babagjyshit. Një vend domethënës është dhe oxhaku, me çorapet e varura sipër tij, ose dhe një kënd i ambientit ku do të mbahet ceremonia, në sfond të të cilit duket një pemë e zbukuruar për Krishtlindje. Në fotot e albumit të dasmës duhet patjetër të ketë detaje të tilla, të cilat do t’ju kujtojnë ndër vite se çfarë e bën të veçantë ditën tuaj të dasmës.

Lajme të ngjashme

Back to top button