Sampdoria e bën për vete Cikalleshin

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi është anëtari më i ri i skuadrës italiane, Sampdoria. Burime të sigurta të portalit, Asport.info kanë thënë se shqiptari ka firmosur një parakontratë tashmë dhe nga fillimi i vitit 2015 pritet ti bashkohet skuadrës italiane.

Kavajasi i cili po bënë paraqitje shumë të mira në kampionatin kroat me RNK Split, ka qenë i parapëlqyer nga shumë skuadra tjera, por duket se me seriozja ka qenë skuadra nga Xhenoa .

Kjo është një ngritje shumë e madhe për Cikalleshin meqë lojtari në verë u transferua nga skuadra e Kukësit drejt Kroacisë.
Aktualisht, skuadra e Sampdorias renditet e gjashta në tabelen e Seria A, ndërsa që trajner i saj është serbi Sinisha Mihajlloviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button