Suarez favorizon Neuerin për Topin e Artë

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka dhënë një deklaratë befasuese rreth fituesit të Topit të Artë.

Ai shpreson që Lionel Messi ta fitoj këtë trofe, por e pranon se ky këtë çmim e meriton portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer.

“Është e qartë se dua që Messi ta fitojë Topin e Artë, por nuk e di se kush do ta fitojë”, deklaroi ish sulmuesi i Liverpoolit përtë përditshmen sportive katalunas Mundo Deportivo.

“Neuer e meriton pasi ka fituar Kampionatin botëror dhe ka dëshmuar se është portier i madh. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Cristiano, por shpresoj ta fitojë Messi”, theksoi Suarez, i cili ishte i befasuar me mos përfshirjen në këtë listë.

Lajme të ngjashme

Back to top button