Thaçi për Bllokun: Ditën rrinin me Mustafën, natën vinin në zyrat e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se koalicioni PDK-LDK është rezultat i vullnetit të lirë, i përgjejgësive politike, respektimit të kushtetutës, ligjeve, të respektimit të plotë të rezultatit të 8 qershorit dhe vendimeve të GJykatës Kushteteuse.

“Është e drejtë e secilit të shpreh opinionin e vetë, por askush nuk mund t’ia mohojë subjekteve politike të lidhin koalicione me program të përafërt. Nuk mund të jenë bashkë në një koalicion partitë me program të ndryshëm”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se është i bindur që vendit po i jepen institucione stabile, kredibile dhe të orientimit euroatlantik.

“Në momentet që ishin në një lidhje politike, luftonin për të udhëhequr me dialogun, sonte e kritikojnë dialogun”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se përkundër kësaj, edhe partitë tjera politike i kanë ofruar PDK-së, koalicion.

“Dua të potencoj se para se të nënshkruaj me LDK-në, të gjitha partitë më kanë ofruar që të nënshkruaj koalicion, por nuk kam dashur që të bëhet në mënyrë jo transparente. Ata ditën qëndronin me kryetarin Mustafa, pasdite qëndronin në zyrat e PDK-së”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button