Beogradi ia ‘shkulë’ veshët deputetëve të Listës Srbpska

 

Deputetët e Listës Serbe këto momente janë duke zhvilluar një takim me zyrtarë të qeverisë serbe të udhëhequr nga kryeministri Aleksandër Vuçiq.

Burime të “Zërit” tregojnë se Drejtori i zyrës së Qeverisë për Kosovë, Marko Gjuriq, është duke biseduar me deputetët e “Srpska-së” në Rashkë të Serbisë.

Të njëjtat burime tregojnë se apeli i zyrtarëve të qeverisë është që ata mos të jenë pjesë e Qeverisë Mustafa.

Për këtë arsyeje edhe nuk po vazhdohet seanca e Kuvendit pasi që është e pamundur që të votohet kryeministri nëse nuk janë të gjitha partitë në Kuvend pasi që do të përbëngte shkelje kushtetuese.

Sipas burimeve të Zërit, serbët janë duke e shantazhuar me 4 ministri Qeverinë Mustafa dhe po kërkojnë disa të të drejta shtesë në shkëmbim të votës së tyre. /Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button