Ahmeti sërish kërkon ndihmë ndërkombëtare për rastin ‘Monstra’

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadoren gjermane në Republikën e Maqedonisë, Kristine Althauzer.

Ahmeti dhe Althauzer shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve aktuale politike në Maqedoni, integrimin EuroAtlantik, komunitetin shqiptar ortodoks në vend si dhe rastin Monstra.

Ahmeti theksoi që problemi kyç me të cilin ballafaqohet Maqedonia është zgjidhja e çështjes së emrit sepse kjo pengesë po mban peng të ardhmën EuroAtlantike të Maqedonisë dhe po acarron marrëdhëniet ndëretnike mbi të cilat ndërtohet shoqëria e Maqedonisë.

Në lidhje me procesin Monstra, Ahmeti ripërsëriti qëndrimin e BDI-së kundër gjykimeve dhe vendimeve selektive, transparencë në prezentimin e dëshmive dhe monitoring ndërkombëtar.

I pyetur rreth çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, Ahmeti sqaroi që komuniteti shqiptar ortodoks është  në pritje të liturgjive në gjuhën shqipe në kuadër të kishës ortodokse të Maqedonisë. Ky komunitetit është asimiluar në 100 vitet e fundit në mënyra të ndryshme nga pushteti dhe tashmë po e rigjen vetën.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Populli thot: Hekuri lakohet deri sa është i nxehtë, zot.Ahmeti është dasht me kohë të reagoj e jo këta vëllezër
    të pafajshëm të enden nëpër burgjet Maqedonase …………………

Back to top button