Derbi i takoi Partizanit, shënoi edhe Nexhipi

Derbi i 140-të mes Partizanit dhe të Tiranës ka shkuar në favor të skuadrës së Partizanit.

Këta të fundit arritën të triumfojnë 2:0 në një nga sfidat më interesante të këtij stinori në elitën e futbollit shqiptar.

Shkupjani, Nderim Nexhipi shënoi golin e parë të Partizanit në këtë sfidë vetëm pas dy minutave lojë, para se Mentor Mazrekaj të shënonte për 2:0 (12’) nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte Fejzullahu ai i cili nxori këtë 11-metërsh. Pas kësaj fitoreje, Partizani zë pozitën e parë në Superioren shqiptare me 33 pikë, duke lënë pas Skënderbeun (30) dhe Tiranën (29).

Lajme të ngjashme

Back to top button