Mbretëria e luajve

Faktit se e njejta gjë perceptohet, respektivisht interpretohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm nuk i shpëtoi as dhe propozimi i fundit në shtetin tonë: porse të argumentuarit se figura e luanit bashkë me kështjellën është gërshetim i Mesjetës dhe evropianes është më shumë një manipulim sesa një deshifrim i mesazhit që fshihet pas këtij simboli. Vetë përkrahja nga nacionalistët maqedonas i hedh poshtë pretendimet e “Propozuesve” për luan ilir dhe kështjellë shqiptare.

E vërteta është se zëvendësimi i figurave që simbolizojnë popullin me mbretin e kafshëve nënkupton zëvendësimin e fuqisë së popullit me fuqinë e partisë. Me pak fjalë: partizimin e shtetit (tashmë zyrtarisht). Rrjedhimisht vetë kurorëzimi i luanit nënkupton zëvendësimin e republikës me monarki. Andaj të mos çuditemi nëse ligji i dytë i miratuar pas ligjit që do ta fuqizojë stemën e re të zëvendësoj sistemin zgjedhor me trashëgiminë. Atëherë “Mbretëria e luajve” do të ishte zgjidhja më e përshtatshme me të cilën jo grekët, por vetë familja mbretërore do ta pagëzonte shtetin.

Zaten në vend se të zgjedhurit të ngarkohen me problemet e zgjedhësve, gjithnjë e më shumë zgjedhësit bartin mbi supe qejfet e të zgjedhurve të tyre. Ashtu që i ngjajnë gomarit, i cili pavarësisht se e din rrezikun shkon në mal dhe fle gjumë. E kur e kap ujku, ky vetëm lutet të jetë në ëndërr e nuk lëviz fare për të shpëtuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button