Shoqata ‘Vizioni-M’ organizon ‘Kandilat e Bajramit’

Shoqata kulturore ‘Vizioni M’ edhe këtë vit si tradicionalisht po realizon aktivitetin e madh ‘Kandilat e Bajramit’.

Fatmir Shaqiri, nga ‘Vizioni M’ njofton për aktivitetet të cilat do të realizohen gjatë ditës së sotme për hir të festës së madhe të Fitër Bajramit.

‘Dita e dytë e manifestimit me datë 9 gusht në ditën e dyte të Bajramit në Çifte Hamam në Çarshi të Vjetër në Shkup do të shpaloset ekspozita Shkupi i dy kohërave që përkon me përvjetorin e Tërmetit të Shkupit dhe përkujtohen 15 vite të themelimit të Vizioni-M. Pastaj pjesa tjetër e aktivitetit vazhdon me program të pasur me muzikë instrumentale autoktone dhe orientale nga mjeshtrit më të mirë të këtij akti’ tha Shaqiri.

Ndryshe aktivitetet për ‘Kandilat e Bajramit’ me një program të ngjeshur kanë filluar një ditë para Bajramit.

‘Manifestimi kulturor tradicional ‘Kandilat e Bajramit’ në ditën e fundit të Ramazanit bëri përcjelljen e Ramazanit dhe pritjen e Bajramit, me Trenin e Bajramit nëpër lagjet e Shkupit dhe shpërndarjen e dhuratave në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me ekspozitë dhe aktivitete tjera’ tha ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button