Rita Ora godet me boksa David Haye

Rita Ora ka marrë ca leksione të boksit nga boksieri i famshëm britanik, David Haye, shkruajnë mediat britanike.

Këngëtarja kosovare ka lënë mikrofonin për të veshur dorëzat e boksit, dhe për të paralajmëruar se ajo ka aftësi të mira vetëmbrojtëse.

“Duke mësuar me gocën time @RitaOra. Ajo më goditi me një grusht!!!”, ka shkruar Haye në faqen e tij në Twitter.

Ai po ashtu ka postuar një video, ku shihet duke i dhënë leksione goditjeje Rita Orës.

 Pos që ka impresionuar me aftësitë e saj goditëse, Rita ka lënë përshtypje edhe me trupin e saj prej atletes. 

Lajme të ngjashme

Back to top button